Telenovela nuk ka mbaruar, Real Madrid bën gati ofertën për Kylian Mbappe

Mund ta transferojë Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm pa paguar asnjë euro por Real Madrid nuk dëshiron të rrezikojë që një klub tjetër të hyjë në lojë dhe në këtë mënyrë, Los Blancos përgatisin ofertën për të bindur PSG ta lejë të lirë sulmuesin francez.

Presidenti Florentino Perez ka gati 130 milionë euro, shumë e konsiderueshme nëse llogaritet fakti që PSG do të arkëtonte diçka dhe do të kursente gjithashtu 60 milionë euro pagë vjetore.

Real Madrid pritet ta bëjë lëvizjen zyrtare në orët e fundit të merkatos për të mos i lënë më kohë reflektimi presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi i cili nuk ka pranuar oferta më të vogla se 200 milionë edhe pse Mbappe ka vetëm 1 vit kontratë.