VIDEO/ Barcelona shënjestron fitoren e parë në La Liga, vendosin dy talentet spanjollë (VIDEO)

VIDEO/ Barcelona shënjestron fitoren e parë në La Liga, vendosin
La Liga e Barcelonës nisi sot me një fitore shumë të rëndësishme por edhe të vuajtur. Kundër Cadiz për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli luajnë larg stadiumit “Camp Nou”, skuadra e Xavi-t vuajti shumë për të gjetur rrugën e golit.

Pedri në minutën e 82 falë një asisti të Gundogan dhe Ferran Torres në knoë shtesë vulosën fatin e sfidës ku Robert Lewandowski ngeli sërish thatë.

Moment i vështirë për bomberin polak që pas rreth 20 ditësh do të vizitojë Tiranën bashkë me Poloninë për ndeshjen vendimtare të grupit eleminator.

Me këtë fitore, kampionët në fuqi i japin një sinjal sezonit që sapo ka filluar ndërsa Xavi ashtu si edhe Raphinha nuk ishin mes protagonistëve për shkak të pezullimit me nga një ndeshje.