VIDEO/ Surpriza e parë e sezonit, Roma ndalet nga Salernitana në “Olimpico”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 20:48

Jose Mourinho nuk ishte në stol për shkak të pezullimit të mbartur nga sezoni i kaluar dhe ishte kjo ndoshta arsyeja e ndalesës së Romës që në javën e parë të Serie A.
Nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Salernitanas skuadra kryeqytetase ku ka një lajm të mirë, zhbllokimi i Belottit me dy gola shumë të rëndësishëm që rikthejnë protagonist bomberin italian. Në krahun tjetër, një ish lacial ndëshkoi dy herë Romën. Antonio Candreva me nga një gol në çdo pjesë ndëshkoi vendasit.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Atalanta nuk zhgënjeu në transfertën e Sassuolo-s ku triumfoi pastër 2-0 por lajmi i madh është goli i De Ketelare, zhgënjimi i madh i Milanit që kaloi në huazim te bergamaskët.
