Chelsea nuk di të fitojë, West Ham mund skuadrën 1 miliardëshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 19:32
Chelsea duket se është një skuadër e mallkuar sepse edhe sezoni i ri duket një dështim.
Në derbin me West Ham i vlefshëm për javën e dytë të Premier League, skuadra e Maurizio Pochettino u thye 3-1 nga rivalët londinezë, duke qëndruar ende në kuotën 1 pikë pas barazimit të javës së parë me Liverpool.
Parësisht blerjes rekord të Moises Caicedo për 130 milionë dhe rreth 1 miliardë euro të shpenzuara në 1 vit, Chelsa vijon ecurinë kaotike.
Në fushën e West Ham ata që shënuan për vendasit ishin Aguerd, Paqueta dhe Antonio që zhvlerësuan rrjetën e Chukwemeka. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Aston Villa shkatërroi 4-0 Everton.