Manchester United dhe Bayern Munich në garë për kampionin e Europës

Manchester United dhe Bayern Munich në garë për

Marco Verratti do të largohet nga PSG në ditët e fundit të merkatos por ndryshe nga sa është folur ditët e fundit, mesfushori italian kampion Europe largohet nga radarët e Arabisë ku oferta e Al Ahli qëndron në fuqi por ndaj tij kanë ardhur edhe dy propozime joshëse.

Manchester United i është bashkuar garës me Bayern Munchen për të transferuar në “Old Trafford” lojtarin e PSG që ka kërkuar largimin pas rreth 1 dekade në Francë.

Klubi francez kërkon 60 milionë euro për lojtarin por duhet të bëjë një hap pas sepse asnjë nga klubet në garë nuk synon të shpenzojë një shumë të tillë për një 30-vjeçar.