Barcelona pranë goditjes së radhës, mbrojtësi i Manchester City gati për firmën me Xavi-n

Barcelona pranë goditjes së radhës, mbrojtësi i Manchester
Joao Cancelo do të nënshkruajë për një sezon me Barcelonën dhe nëse arrin të bindë trajnerin Xavi atëherë mund të bëhet pjesë e klubit katalanas edhe për sezonet e ardhshme.

Portugezi në pronësi të Manchester City nuk arriti të bindte drejtuesit e Bayern Munchen dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re në Spanjë.

Huazimi për Barcelonën do të jetë me të drejtë blerjeje dhe jo detyrim për Barcelonën që nëse do të dëshirojë kartonin e luzitanit duhet të paguajë diçka më shumë se 50 milionë euro.