Inter-Pavard shumë pranë, ja detajet e marrëveshjes me mbrojtësin dhe Bayern Munchen

Inter-Pavard shumë pranë, ja detajet e marrëveshjes me
Skuadra do të kompletohet tërësisht me një goditje të fundit në merkato. Benjamin Pavard do të vishet zikaltër sepse Interi e ka seriozisht ndërsa lojtari kërkon vetëm fanellën e skuadrës nga Milano.

Kontaktet me klubeve janë të përditshme për të gjetur një rrugë të mesme ndërsa firma mund të vijë për 28 milionë euro menjëherë dhe 5 të tjera të lidhura me bonuset.

Praktikisht, Inter ofron 3 më shumë se sa oferta e fundit dhe i afrohet shumë kërkesës së Bayern Munchen që është 30 milionë.

Në këtë mënyrë, distanca mes palëve është minimale dhe marrëveshja me shumë mundësi do të mbylletgjatë orëve të ardhshme kur lojtari do të kalojë testet mjekësore dhe ato fizike e më pas do të hedhë firmën në kontratë.