Klubi i premtoi sulmuesin, Mourinho e ka bomberin e ri, por nuk është Broja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2023, 13:40

Armando Broja ishte përfolur për një kalim të mundshëm te Roma por bllokimi që i bëri Chelsea, e shtyu klubin italian të studiojë alternativa të tjera dhe sot është dita e Duvan Zapata.
Kolumbiani i Atalantës do të vishet verdhekuq për sezonin e ardhshëm pasi u bashkua me klubin roman në formë huazimi.
Nuk e kanë përgënjeshtruar lajmin e transferimit të Zapata-s drejtuesit e të dy klubeve që duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e plotë të 32-vjeçarit në fund të sezonit të ardhshëm për 10 milionë euro nëse plotëson numrin e pjesëmarrjeve që në këtë rast është aktivizimi i tij në 40% të ndeshjeve të Romës.
