Jo vetëm lojtarë në fund karriere, Arabia rrëmben edhe yllin që kërkon gjithë Europa

Jo vetëm lojtarë në fund karriere, Arabia rrëmben edhe yllin
Gjatë dekadave të kaluara, klubet portugeze kanë shitur për shifra të çmendura disa nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror por duket se tashmë ky trend po ndryshon.

Al Nassr i Cristiano Ronaldos dhe suluesit tjetër Sadio Mane, është gati të bëjë një goditje tjetër të madhe. Klubi nga Riyadh do të transferojë nga Porto mesfushorin Otavio për 60 milionë euro.

Kjo është vlera e klauzolës për portugezin i cili do të luajë përkrah CR7. Gjatë kësaj vere, lojtari luzitan është ndjekur nga  Juventus, Newcastle dhe Man United por asnjë prej klubeve nuk arriti ta paguante klauzolën e talentit të mesfushës.

Vetë lojtari do të përfitojë rreth 15 milionë euro në sezon me 45 milionë në total në fund të 3 viteve me fanellën e Al Nassr.