Dërgoi Anglinë në finale të botërorit të femrave, një femër zëvendësuese e Southgate tek "Tre Luanët"
Federata angleze e futbollit (FA) nuk përjashton mundësinë që Sarina Wiegman, trajnere aktuale e ekipit të femrave, të zëvendësojë Gareth Southgate në krye të ekipit të meshkujve. Southgate, i cili mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, ka një kontratë deri pas përfundimit të Euro 2024, ndërsa Wiegman ka një marrëveshje me federatën angleze deri në vitin 2025 dhe ka pasur bisedime për ta zgjatur më tej.
Wiegman ka udhëhequr kombetaren e Anglisë për femra drejt finales së kupës së botës për femra ku do ndeshet në finale me Spanjën. Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA, tha se nëse Southgate largohet, personi më i mirë do të zgjidhet për këtë detyrë , pavarësisht nëse është burrë apo grua. “Përgjigja jonë është se ai duhet të jetë personi më i mirë për këtë punë.
Sarina po bën një punë të shkëlqyer dhe ne shpresojmë që ajo të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë. Mendoj se Sarina mund të bëjë çfarë të dojë në futboll. “Nëse në një moment në të ardhmen ajo vendos që dëshiron të kalojë në futbollin e meshkujve, do të jetë një bisedë interesante, por është vendimi i saj”, ka thënë Bullingham.
FA confirm Sarina Wiegman will be considered to replace Gareth Southgate once he departs https://t.co/jS2qWRvDQC
— talkSPORT (@talkSPORT) August 18, 2023

