Interi në “sulm” për Benjamin Pavard, dëshira e francezit është të largohet nga Bundesliga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 09:42
Interi ka shfaqur interesim ditët e fundit për mbrojtësin francez të Bayer Munchen, Benjamin Pavard. Sipas “La Gazzetta dello Sport” zikaltrit i kanë ofruar klubit gjerman 20 milionë euro plus bonuse.
Megjithatë bëhet me dije se bavarezët kërkojnë minimumi 30 milionë euro për Pavard, kontrata e të cilit skadon në verën e 2024. Shifra e transferimit mund të arrijë deri në 35 milionë euro plus bonuset.
Gjithcka do të varet nga mbrojtësi dhe nëse është dëshira e tij të largohet, negociatat me Interin mund të përshpejtohen.
Për të kanë shfaqur interesim edhe disa klube angleze si Manchester United dhe Arsenal. Nëse negociatat dështojnë me Pavard, për Interin vlen dhe emri i Chalobah.

