Shpenzime pa kriter, Chelsea ka gati 50 milionë për lojtarin e panjohur

Chelsea nuk dëshiron të ndalet në garën për shpenzimet më të mëdha në historinë e futbollit. Pasi vendosi rekord në Premier League me blerjen e Moises Caicedo dhe është shumë pranë kufirit 1 miliardë euro shpenzime nën drejtimin e Todd Boehly, klubi blu planifikon investime të tjera në merkato.

Emri i radhës është Brennan Johnson, një lojtar pak i njohur jashtë Anglisë madje edhe jashtë Londrës.

22-vjeçari i Nottingham Forest është një nga lojtarët titullarë të këtij ekipi e madje ka edhe cilësi të mëdha por shifra 50 milionë që ofron Chelsea për sulmuesin e krahur është ndoshta disi e ekzagjeruar.

Ai shënoi 8 gola në 38 ndeshje gjatë sezonit të kaluar ndërsa transferimi në “Stamford Bridge” mund të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme.