Muçi magjik për Legian e Varshavës, shënon golin e kualifikimit nmë kohën shtesë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 22:27

Ernest Muçi vijon të tregojë një formë fantastike me skuadrën e Legias së Varshavës. Sulmuesi kryeqytetas hyri në fushë në minutën e 94 dhe shënoi menjëherë në transfertën e Vjenës kundër Austrias ku skuadra polake fitoi 5-3 dhe siguroi një biletë për në play off të Conference League.
Shikoni golin e bomberit kuqezi;
Nga stoli duelin e sotëm e nisi dhe Celhaka që u aktivizua rreth 20 minuta. Në ndeshjen e parë Legia qe mposhtur me rezultatin 1-2 në shtëpi, ndërkohë që përmbysi gjithçka në transfertën austriake.
