Partizani nuk zhgënjen, kampionët në play off sfidojnë Astana-n (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 21:58
Partizani nuk zhgënjen dhe siguron kualifikimin në fazën play-off pasi fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Valmieras. Goli i Tedi Carës në minutën e 21 vendosi fatin e duelit ndaj Valmieras në "Elbasan Arena".
Zhbllokimi i ndeshjes qetësoi dukshëm lojën e të kuqve që kërkuan më pas të menaxhonin rezultatin dhe ia dolën me sukses pavarësisht agresivitetit që treguan letonezët.
Në krahun tjetër, skuadra e Zekic shoërdoroi shumë, gabim që nuk duhet ta bëjë me kampionët e Kazakistanit, Astana të cilët do të sfidojnë të kuqtë në play off.
