Në Dortmund nuk e donin të gjithë, "BILD" tregon anën e errët të Bellingham, ofendoi rëndë shokun e ekipit

Të gjithë janë të mrekulluar në Madrid me Jude Bellingham. Mesfushori shënoi në debutim me Realin dhe gjithcka duket se po shkon mirë. Por në Gjermani duket se nuk ndajnë mendim të mirë për Bellinghamin. Gazeta gjermane "BILD", tregon anët e errëta të Bellingham.

“Nuk mund të japësh një pasim të ndyrë të mirë. Ti je një k**vë e ndyrë! Gjithmonë njësoj”, i bërtiti Bellingami në një ndeshje kundër Rangers, që përfundoi 2-2. Zënkat e tij në stërvitje dhe në pushimet e lojës ishin gjithashtu të zakonshme dhe kjo sjellje nuk pëlqehej aspak në Dortmund. I zgjedhur kapiteni i tretë i Dortmundit në sezonin e tij të fundit, lojtarët e Borusias denoncojnë se ai ka shërbyer rrallë si i tillë.

“Ai merrte pak rol udhëheqësi, asnjëherë nuk ndihej kur duhej të bënte liderin”, shkruan gazeta “Bild”. Përveç kësaj, ai u dha pak mbështetje shokëve të tij si kapiten i ekipit, transmeton gazeta gjermane. Sidoqoftë, një nga gjërat më pak të pëlqyera në lidhje me Bellingamin në Dortmund ishte