Ka luajtur vetëm 107-të minuta që kur u transferua tek City në 2019, lojtari fiton trofeun e 5-të

Scott Carson ka fituar trofeun e tij të pestë që kur u transferua te Manchester City. Portieri veteran iu bashkua City-t, fillimisht në formë huazimi, në vitin 2019.

Carson, 37 vjeç, ka luajtur vetëm 107 minuta futboll në ekipin e parë për skuadrën e Pep Guardiola-s. Në këtë kohë ai ka ka koleksionuar 2 medalje ari si fitues i Premier League, 1 FA Cup dhe një Champions League.

Të mërkurën në mbrëmje ai i shtoi koleksionit të tij dhe një tjetër Superkupë Europe, pasi një tjeter Superkupe e ka fituar edhe ne vitin 2005 ne radhët e Liverpool, duke regjistruar kështu një ecuri prej një trofeu të fituar pothuajse çdo 20 minuta.

Carson ka qenë në stol në fitoren e City-t ndaj Sevilla-s 5-4 me penallti pas barazimit 1-1 gjatë kohës së rregullt. Carson, i cili është portieri i tretë i ekipit pas Ederson dhe Stefan Ortega, u pa duke festuar me shokët e skuadrës. Pamje që kanë shkaktuar shumë reagime nga tifozët e futbollit.

Njëri shkroi: “Scott Carson ka punën më të mirë në botë. Ky djalë vetëm po mbledh medalje për argëtim”.

Një tifoz tjeter shkroi: “A ka Scott Carson më shumë trofe sesa ndeshje me City-n?”.

Një tjetër shtoi: “Scott Carson ka gjetur një super punë te Manchester City. Po mbledh medaljet e fituesve pa rrezikuar që t’i kërkohet ndonjëherë të luajë”.

 

Çuditërisht, Scott Carson ka fituar Champions League me dy klube të ndryshme. Në vitin 2005 ai ishte portieri rezervë i Liverpool-it dhe arriti fitoren e ketij trofeu ne ndeshjen historike perballe Milanit në Stamboll.

Carson ka bërë vetëm dy paraqitje për Manchester City. Ai luajti 90 minutat e plota në fitoren 4-3 ndaj Newcastle në maj 2021. Veterani më pas u aktivizua për 17 minutat e fundit të ndeshjes së dytë të ndeshjes së 1/8-ave të Champions League të City-t me Sporting-un në mars 2022.