Duka uron Partizanin: Arritja e grupeve, objektiv plotësisht i mundshëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uroi sot Partizanin për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League.

“Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni”, u shpreh Duka.

“Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi. Forca Partizani”, theksoi Duka.

“Partizani” u kualifikua mbrëmjen e sotme për në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhti në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 letonezët e Valmiera.