Partizani për historinë, 90-të minuta larg "Play Off-it" të Conferencë League

Partizani pret sot në mbrëmje ekipin letonez te Valmierës në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë të kuqtë e fituan me rezultatin 2-1 duke hedhur nje hap te sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër qe do te jetë historike për ekipin e Partizanit.

Kreu i pankinës së të kuqve, Zoran Zekic i ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë të pafrikësuar dhe të qendrojnë të vëmendshëm, pavarësisht se rezultati i ndeshjes së parë flet në favor të tyre.

“Valmeira është një skuadër shumë e mirë dhe u shfaq e tillë edhe në ndeshjen e parë. Eshtë një kundërshtar që meriton respekt. Vijmë pas një rezultati pozitiv, nuk duhet të kemi aspak frikë. i kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, të vrapojnë shumë, të lëvizin pa top, të besojnë tek ajo që duan të arrijnë. Kemi një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç punojmë në analizat që zhvillojmë. Besoj shumë tek skuadra, sepse ka shumë kualitet.

Duhet të mendojmë vetëm për kete ndeshje. Personalisht nuk më pëlqen të mendoj për kundërshtarët e ardhshëm”.

Ne lidhje me gjendjen e ekipit dhe mungesat, trajneri Zekiç u shpreh: “Mba do të jetë mungesa jonë, por duhet të përgatitemi për të tilla probleme, pasi në futboll ndodhin këto gjëra. Ajo që është e rëndësishme është që të jemi kompakt dhe të shfaqemi si skuadër e tillë. Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz”.

Ndeshja Partizani – Valmiera do te luhet sonte ne oren 20.00 ne stadiumin Elbasan Arena