Struga feston edhe me humbje, disfata në Luksemburg e padëmshme për trajnerin Duro

Struga feston edhe me humbje, disfata në Luksemburg e padëmshme
Tre ndaj tre, skuadrat shqiptare sigurojnë që të gjitha kualifikimin në play off të Conference League.

Tablonë e plotëson Struga që pavarësisht humbjes 2-1 në Luksemburg kundër Swift Hesperange kaloi për në fazën tjetër pasi kishte triumfuar 3-1 në përballjen e parë të luajtur në Ohër.

Në këtë mënyrë, ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut do të luajë minimalisht edhe dy ndeshje në fazën play off ku do të kërkojë biletën për në grupet e Conference League. Në raundin e ardhshëm, Struga do të sfidojë islandezët e Breidablik.