Ballkani në play off të Conference League, Ilir Daja pranë historisë për herë të dytë

Ballkani në play off të Conference League, Ilir Daja pranë
Vetëm një vit pas kualifikimit në fazën e grupeve të UEFA Conference League, Ballkani është sërish në play off një sukses larg kualifikimit më 32 më të mirëve të këtij kompeticioni.

Kampionët e Kosovës, edhe pa Rrahmanin tashmë të larguar, fituan 3-1 edhe në transfertën e Lincoln Red Imps për të regjistruar suksesin bindës me shifrat 5-1 pas 180 minutave.

Korenica dhe Kuc në pjesën e dytë vulosën kualifikimin e Ballkanit që në fazën tjetër me shumë mundësi do të sfidojë BATE Borisov, skuadra bjelloruse që eleminoi Partizanin nga raundi i parë i Champions League.