Inter rikthen djalin "plangprishës", i paguan Bologna-s 10 mln. € për sulmuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 18:48
Interi kompleton organikën me një sulmues tjetër pas Marcus Thuram. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër të zikaktërve, sulmuesi austriak Marko Arnautovic.
Lajmim e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, Bologna do të arkëtojë 10 milionë euro nga ky operacion.
Arnautovic ka qenë pjesë e Interit edhe në sezonin 2009-2010 ku regjistroi vetëm 3 ndeshje ndërsa fitoi tre trofe brenda 1 sezoni.
