Juventus i pafuqishëm për ta blerë, Lukaku pranë klubit tjetër londinez

Largimi i Harry Kane nga skuadra e Tottenham ka hapur një spirale interesante që mund të pasojë me transferime të tjera në Londër. Bëhet fjalë për Romelu Lukakun për të cilin Juventus nuk mund ë lëvizë pa shitur Vlahovic dhe për momentin blerës për serbin nuk ka.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Tottenham kanë nisur punën për të studiuar terrenin dhe hipoteza për transferimin e Lukakut është sot më e mundshme se kurrë. 30-vjeçari i lënë jashtë projektit të Bluve është i kënaqur edhe me alternativën Tottenham pasi objektivi i tij është të qëndrojë në Europë me çdo kusht.
Për momentin Lukaku fiton 10.8 milionë te Chelsea dhe ky mund të jetë një problem por me një ulje çmimi që Chelsea mund t’i bëjë kartonit të tij, atëherë edhe Tottenham mund të bidë belgun me një kontratë joshëse.
