Kampionët stonojnë, Barcelona e nis sezonin me zhgënjim (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 00:39

Barazim që reflekton momentin ende jo pozitiv të Barcelonës që kërkon më shumë kohë për të ndezur motorët.
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e sezoni në periferi të Madridit ku kampionët në fuqi të La Ligas në një sfidë me shumë tension ku u akorduan 9 të verdhë dhe 3 të kuq.
Raphinha dhe trajneri Xavi u përjashtuan nga gjyqtari në minutat 42 dhe 70, ndërkohë që Mata për vendasit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57.
Një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt për katalanët që nuk mund të zhgënjehen sepse sezoni sapo ka nisur dhe skuadrat janë ende kantiere të hapura ndërtimi.
