Real Madrid humbet Militaon, këput ligamentin e gjurit

Telashe për Carlo Ancelotti-n me Real Madrid. Klubi spanjoll bën të ditur rezultatet e analizave të mbrojtësit Eder Militao, i dëmtuar që në ndeshjen e parë të sezonit në kundër Athletic Bilbao.

Braziliani ka këputur ligamentin e jashtëm të gjurit të majtë. Real Madrid shton se lojtari do të operohet gjatë ditëve të ardhshme dhe ky është një lajm shumë i keq për “Los Blancos” pas dëmtimit të Thibaut Courtouis i cili do të mungojë për shumë muaj.

Braziliani u rrëfuzua në fushë në kohën shtesë për shkak të një lëvizjeje jo natyrale të gjurit dhe koha e rikuperimit mund të shkojë deri në 6 muaj por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë mbyllur sezonin.