Atalanta ka mashtruar Manchester United? Në Angli janë të shqetësuar…

Manchester United pagoi plot 72 milionë euro për të transferuar danezin e Atalantës, Hojlund në mënyrë që t’i kundërpërgjigjej rivalëve të City të cilët transferuan Halaand një sezon më parë.
Por mes dy lojtarëve duket se për momentin nuk ka asnjë ngjashmëri sepse në shtëpinë e United kanë një problem dhe jo të vogël madje.
Gjendja fizike e Rasmus Hojlund nuk duket e mirë për shkak të një problemi që ai ka në shpinë. Mbërriti mes pritshmërive të mëdha por trajneri Ten Hag ndihet i zhgënjyer që nuk mund ta përdorë menjëherë.
Ish-sulmuesi i Atalanta-s nuk është në gjendje të luajë në ndeshjet e para sepse mjekëve të United u shpëtoi një problem në shpinë që ai kishte kur mbërriti në Angli. Në këtë rast Atalanta buzëqesh ndërsa në Manchester nuk janë aspak të qetë.
