INTER-EGNATIA/ Sherri është i pakalueshëm, rrogozhinasit thyejnë zikaltrit në pjesën e parë (VIDEO)

Skuadra e Egnatias luan sot një miqësore historike me Interin, në një miqësore luksi në stadiumin e qytetit të Ferraras në Itali.

Rrogozhinasit do të paraqiten në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve.

Ndërkaq, Inzagi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ndaj bashkëkombasve të tij.

Per te Pare golin kliko  VIDEO

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.

45’ jepet 1 minutë shtesë.

44’ Sherri është shpëtimtar! Pas një harkimi të Mkhitarjan nga e djathta për Lautaron, ky i fundit gjuan me kokë pak hapa larg portës, pro gjen përgjigjen e portierit.

39’ Mkhitarjan nxjerr Turam në pozicion të shkëlqyer për të gjuajtur, por francezi nuk gjen portën me gjuajtjen e tij.

38′ Dimarko vë në provë Sherrin me një goditje dënimi nga e djathta, sfera shkon pastaj te Barela i cili gjuan dhe gjen edhe një herë gardianin ndërsa në fund Bastoni gjuan jashtë.

36’ Mbrojtja e Egnatias hapet në qendër dhe i jep mundësinë Mkhitarjan që të gjuajë, por Sherri e ndal përsëri me ndërhyrjen e tij.

35’ Barela nis një harkim në zonë për Turam, gjuajtja e tij me kokë kontrollohet nga Sherri.

31’ Aksion i gjatë i Interit, Barela gabon pasimin për Lautaron në zonë dhe i jep mundësinë Xhemajlit të dalë me topin duke i dhënë qetësi skuadrës rrogozhinase.

27’ Duamena nis një aksion mjaft interesant pasi merr topin në gjysmëfushën zikaltër. Pasimi i tij shkon te Paulauskas në të djathtën, por sulmuesi shtyn topin më shumë se duhet dhe humb kontrollin në zonë.

24’ Barela nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje drejt portës, sfera ndalet te Sherri.

22’ Përsëri Lautaro Martinez, këtë herë nga krahu i djathtë. Gjuajtja e tij ndalet nga Sherri në shtyllën e parë.

20’ Lautaro Martinez krijon hapësirën para zonës dhe me të majtën tenton portën, pa gjetur përsëri katërkëndorin e Sherrit.

17’ Mundësi e mirë e Interit për të shënuar me Barelan i cili ndalet nga Sherri, i cili më parë kishte bërë të njëjtën gjë ndaj Mkhitarjan. Aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.

15’ Gjuajtje ballore nga distanca, Sherri kontrollon pa shumë probleme.

14’ Dimarko nga e majta e sulmit kroson në zonë, por Sherri është i vëmendshëm dhe pret në pozicion.

13’ Tjetër dalje në sulm me shumë pasime në krahun e djathtë për Egnatian, por në fund Lial nuk ia del të krosojë në qendër.

8’ Lautaro Martinez mundohet të gjejë shpejt barazimin në anën tjetër, por devijimi I Xhemajlit bën që sfera të përfundojë jashtë.

6’ GOOOL EGNATIA! Aksion i shpejtë i rrogozhinasve me një pasim nga e djathta që gjen Duamenën dhe ky i fundit çon topin në rrjetë.

4’ Sprint i Ndrecës në krahun e majtë, ai hyn në zonë, por duke shkaktuar faull ndaj Dumfrajs.

1’ Nis dueli në Ferrara.