VIDEO/ Gafë në debutimin në Arabi për ish-portierin e Chelsea, e pëson nga një distancë mjaft e largët

Eduart Mendy pati një debutim për tu harruar në arabi tek Al Ahli. Al Ahli fitoi 3-1 ndaj Al Hazm, ku shkëlqeu Firmino me tre golat e tij.

Por e njëjta nuk mund të thuhet për shokun e tij të skuadrës, Mendy. Goli i vetëm i Al Hazm erdhi pas një gafe të portierit të Chelsea. Mendy në përpjekje për ta larguar topin, e pason atë gabimisht tek kundërshtari me Vina që shënoi nga një distancë e konsiderueshme. Menjëherë në rrjet filluan talljet me ish portierin e Chelsea.