Digjet makina luksoze e Noizy-t, ja kush ia vuri flakën, por kush e pagoi me mijëra euro?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 10:37
Digjet automjeti luksoz i Reperit Noizy. Është kapur dhe arrestuar autori.
Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili rezulton te jetë një i ri nga qyteti i Vlorës dhe që eshtë arrestuar nga policia pak dite me pare.
Piromani është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 - 6000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.
Autori ka deklaruar se eshte paguar nga Cllevio Serbiano, me te cilin Noizy ka pasur konflikte te meparshme.

Cllevio Serbiano dhe Noizy


