VIDEO/ Firmino mahnit arabët, ish-sulmuesi i Liverpool 3 gola në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Braziliani Roberto Firmino ka pasur nje debutim fantastik ne ligen saudite me nje tregolësh në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, me Al Ahlin që triumfoi 3-1 përballë Al Hazm.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, që mban shiritin e kapitenit tek Al Ahli, entuziazmoi të pranishmit në stadiumin “Princi Abdullah Al Faisal” fillimisht me një goditje me kokë afër shtyllës në minutën e gjashtë.

Pak minuta më vonë realizoi golin e  dyte me një goditje të lehtë pranë vijës fatale,. Goli i dytë i Firminos në ndeshje u ndihmua nga dy nënshkrime të tjera të verës.

Një tjetër brazilian, Vina, shkurtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, por kjo ishte nata e Firminos. Ish-i i Liverpoolit, realizoi të tretin në të 72-tën, duke vulosur shifrat në 3-1.

Braziliani 31-vjeçari firmosi vetem pak dite me pare me klubin arab per nje afat 3 vjecar.

Gjatë merkatos së verës skuadra është përforcuar edhe me Riyad Mahrez, Edouard Mendy dhe Franck Kessie për të qenë konkurruese në kampionatin arab ku kohët e fundit i janë bashkuar shumë yje që ishin pjesë e klubeve të njohur nga Europa.