Shtesat e gjata, futbolli anglez kundër vendimit për të kopjuar Kupën e Botës 2022
I gjithë futbolli anglez është kundër vendimit për të aplikuar kohë shtesë të ekzagjeruara në ndeshjet e Premier League. Pasi u aplikuan në Kupën e Botës, kohët shtesë me nga 10 apo 15 minuta habitën dhe jo pak por futbolli anglez i rezistoi fillimisht këtij ndryshimi edhe pse jo për shumë kohë.
Në finalen e Superkupës u regjistruan 13 minuta shtesë, një detaj që u ktitikua ashpër nga Guardiola e më pas edhe nga Varane por të gjithë aktorët janë kundër shtesave të ekzagjeruara. Në Angli dëshirojnë spektaklin dhe jo ndeshje që mund të zgjasin e të zgjasin pafundësisht.
Trajneri spanjoll deklaroi se me këtë ritëm mund të luhet deri në orën 8 të mëngjesit ndërsa mesfushori Kevin de Bruyne nuk zgjedh ironinë pasi shprehet se me shtesa të tilla atëherë është njëlloj sikur ndeshjet të luhen me shtesat klasike përtej barazimeve 90 minutëshe.
“Askush nuk është dakort me këtë rregull. Një ndeshje mund të zgjasë 25 minuta më shumë. Mendoj se situata do të ndryshojë shumë shpejt sepse jemi ende në fillim”, thekson mesfushori belg.
