Lautaro bëhet baba dhe e quan djalin si lideri i...Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 21:53
Lautaro Martinez është larguar përkohësisht nga grumbullimi i Interit pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.
Bëhet fjalë për djalin që është edhe anëtari më i ri i familjes Martinez të cilin sulmuesi e ka quajtur Theo.
"Rastësia është mbreti i botës" dhe në këtë rast sigurisht që është kështu por një mendim edhe për rivalin e tij në fushën e lojës, Lautaro sigurisht që e ka pasur.
