Kaos te PSG, edhe Neymar kërkon largimin nga skuadra pariziene
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 21:02

Nuk ka paqe për Paris Saint Germain. Pas çështjes “Mbappe”, klubi francez duhet të bëjë llogaritë me një problem tjetër.
Sipas “Lequipe”, Neymar ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga klubi ku u transferua shumë vite më parë për 22 milionë euro.
Braziliani ka njoftuar drejtuesit e PSG për vendimin e marrë, një qëndrim kundër deklaratave të javëve të fundit ku kishte bërë me dije dëshirën për të vijuar karrierën në Ligue 1 pasi e lidh ende një kontratë 5-vjeçare me klubin aktual.
