VIDEO/ U zëvendësua nga trajneri, lojtari ngatërron stolin dhe shkon tek ai i ish-ekipit të tij

Mesfushori anglez Duncan Watmore u bë protagonist i një momenti epik që po bën xhiron e rrjetit. Në duelin mes Middlesborugh dhe Millwall, trajneri në minutën e 75-të vendosi ta zëvendësonte Watmore.

Por ky i fundit, për një cast harroi dhe shkoi të ulej të stoli i ish-ekipit të tij Middlesbrough. Watmore ishte aktivizuar për tre sezone me ekipin e Middlesbrough, gjatë viteve 2020-2023, ku dhe më pas u transferua tek Millwall.