Milan “mbret” i merkatos në Itali, ja si i bindi tifozët skeptikë pas largimit të Tonalit

Milani shpenzoi më shumë se sa fitoi dhe merkatoja nuk është mbyllur ende.
Deri në këto momente klubu 7 herë kampion Europe ka finalizuar 8 transferime në merkaton e verës.

Pas shitjes së Sandro Tonalit për rreth 80 milionë euro, tifozët ushtruan presion dhe kritikuan klubin për largimin e simbolit të kuqezinjve por presidenca nuk i zhgënjeu gjatë javëve në vazhdim. 8 emra të rinj i janë bashkaur grupit dhe tashmë është detyra e Stefano Piolit për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Presidenti Gary Cardinale ka shpenzuar plot 110 milionë euro, 3o më shumë se sa arkëtimi nga shitja e Tonalit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi do të vazhdojë të investojë në emra premtues.

Numri i lojtarëve të afruar këtë merkato mund të skojë deri në 10, çka do të thotë se investimi i përgjithshëm mund të afrohet ndjeshëm me kufirin 150 milionë euro.