Albion Rrahmani bashkohet me gjigandët e Rumanisë, tjetër transferim rekordesh nga Ballkani
Ballkani finalizon me sukses një operacion tjetër në dalje vetëm 1 vit pas shitjes së Krasniqit te CFR Cluj. Këtë herë është Albion Rrahmani që udhëton drejt Rumanisë ku bashkohet me një skuadër tjetër të rëndësishme si Rapidi i Bukureshtit. Ai ka hedhur firmën në kontratën 3-vjeçare duke u zyrtarizuar si blerja më e re e skuadrës historike të Rumanisë.
“Po ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa minuta. Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte më e mira të isha këtu”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te Rapidi i Bukureshtit për rreth 600 mijë euro dhe ai nuk do të ketë mundësi ta ndihmojë skuadrën e Ballkanit në dy sfidat e radhës me Lincolnd Red Imps.
