VIDEO/ Inter merr portierin e Bayernit, zviceriani mbërrin në Milano për testet mjekësore

Pas shitjes së Onanas tek Manchester United, Interi kishte mbetur pa portier. Me Handanovicin që i përfundoi kontrata dhe nuk iu rinovua edhe për shkak të moshës së madhe, zikaltërit e kishin emergjente gjetjen e një portieri cilëosor por me kosto jo shumë lartë.

Interi mesa duket ja ka dalë, pasi ka arritur marrëveshje me Bayernin për portierin Somer. Zikaltërit do paguajnë tek ekipi gjerman 6 milionë euro për shërbimet e zvicerianit.

Somer ka mbërritur dje në Milano për tju nënshtruar vizitave mjekësore. Somer ka nënshkruar me Interin një kontratë deri në vitin 2025.