Refuzimi i Tottenham për Kane e detyron Bayern Munchen të shënjestrojë sulmuesin serb të Juventusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 15:05

Bayern Munchen nuk arrin të konkretizojë transferimin e Harry Kane në Bavari dhe me kalimin e ditëve situata po bëhet më e komplikuar.
Kur mendohej se klubi anglez do të pranonte 100 milionë euro, duket se marrëveshja nuk ka ecur përpara dhe gjermanët po fillojnë të mendojnë për një strategji të re.
Edhe pse ka marrë miratimin e lojtarit anglez, Bayern nuk mund të presë deri në pafundësi dhe alternativa e bomberit ishullor është Dusan Vlahovic që Juventus kërkon ta largojë sa më parë për të afruar Lukakun.
Gjatë orëve të ardhshme, presidenca gjermane do të marrë një vendim përfundimtar që sipas të gjitha gjasave do të jetë ndryshimi i kursit pasi me 60 apo 70 milionë Vlahovic mund të transferohet në “Allianz Arena”.
