VIDEO/ Ish-legjenda e Milanit mahnit edhe në moshën 47- vjeçare, shënon supergol nga distanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 12:50
Mbrojtësi ukrainas i Arsenalit, Zinchenko së bashku me legjendën Shevchenko organizua një ndeshje bamirësie në "Stamford Bridge", teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga kjo ndeshje do shkojnë për bamirësi për Ukrainën që po kalon një moment të vështirë pas agresionit rus. Shumë yje ishin të pranishëm në këtë ndeshje bamirësie, por skenën dhe vëmendjen kryesore e mori Clarence Seedorf.
Ish-lojtari i Milanit edhe pse tashmë 47 vjec nuk e ka humbur akoma klasin dhe potencën e tij. Këtë e vërtetoi me një supergol që shënoi nga distanca, me topin që përfunoi në trekëndëshin e portës.
Clarence Seedorf! What goal! Class is permanent. pic.twitter.com/cu1za3EtlW
— Kyama ⚽ (@ElijahKyama_) August 5, 2023

