Barcelona e pret "krahëhapur", titullari i Manchester City kërkon largimin

Barcelona e pret "krahëhapur", titullari i Manchester City

Pas Ilkay Gundogan dhe Riyhad Mahrez, Manchester City mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin Bernardo Silva, ku interesin më të lartë për të e ka shfaqur Barcelona.

Eshtë vetë portugezi që kërkon një aventurë të re në karrierë, dhe sipas mediave i ka kërkuar drejtuesve të Manchester City largimin. Sipas "Mundo Deportivo", Bernardo Silva dëshiron që të luajë tek Barcelona dhe po i bën presion klubit që të largohet.

Por problemi kryesor është Guardiola, pasi spanolli nuk do të privohet nga shërbimet e Silvas. Tek Barcelona e presin krahëhapur mesfushorin portugez, pasi trajneri Xavi e shikon si zëvendësuesin ideal të Dembele që u largua drejt PSG.