“Armiku” i Manchester City i habit të gjithë dhe bie dakort me Guardiolën

“Armiku” i Manchester City i habit të gjithë dhe bie
Raphael Varane ka dalë në krah të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola i cili ironizoi ashpër vendimin e gjyqtarëve për të dhënë 11 minuta shtesë në finalen e Superkupës.

Guardiola u shpreh se vendimi për të zgjatur sa më shumë ndeshjet mund ta shkatërrojë futbollin dhe i këtij mendimi është edhe ylli i skuadrës rivale të Manchester United, Rafael Varane.

Me një kalendar shunë të ngjeshur tashmë, shtimi i minutave mund të shkatërrojë lojtarët dhe spektaklin dhe mbrojtësi francez shprehet i shqetësuar që Federata e Futbollit nuk i ka marrë parasysh ankesat e aktorëve të kësaj loje.

Ai deklaron se javën e kaluar federata dhe arbitrat vendosën për këtë masë që mund të mbingarkojë lojtarët.

Rafael Varane:

“Pavarësisht shqetësimeve tona ata miratuan ndeshje më të gjata por më pak emocione dhe spektakël. Ne duhet të jemi në gjendje rë japim 100 % për klubin dhe fansat. Pse është kaq e vështurë të na dëgjojnë? Këto ndryshime do ta dëmtojnë lojën”.

“Armiku” i Manchester City i habit të gjithë dhe bie