Partizani në Kazakistan ose Bullgari nëse kalon Valmiera-n

Duhet të kalojë fillimisht Valmieran e Letonisë por nëse ia del mbanë në këtë mision, atëherë do të peshkonte një kundërshtar dukshëm më të fortë në letër.

Pengesa drejt fazës së grupeve të Cobference League për Partizanin ka dy emra të mundshëm, Astana ose Ludogorets. Të kuqtë që janë kualifikuar në raundin e tretë dhe do të sfidojnë në dy përballje Valmieran, kanë përballë një short më të vështirë në play off.

Në rast kualifikimi, ata do të ndeshen me humbësin e çiftit Astana-Ludogorets. Në këtë rastm, ndoshta në letër më mirë do të ishte skuadra kazake për të kuqtë pasi Ludogorets është një kundërshtar dukshëm më i fortë dhe këtë e tregoi edhe në sfidën e dyfishtë të Champions League kundër Ballkanit të Ilir Dajës.

Partizani në Kazakistan ose Bullgari nëse kalon Valmiera-n

Ndërkohë, short i vështirë edhe për kampionët e Kosovës që në rast të ualifikimit në raundin play off, do të ndesheshin me humbësin e çiftit Sheriff Tiraspol-BATE Borisov.