Brazil, hiqet fushata online “E lumtur, që jam një prostitutë”

Ministria braziliane e Shëndetësisë ka hequr nga qarkullimi një fushatë online të titulluar “E lumtur, që jam një prostitutë”.Mesazhi ishte pjesë e një programi të gjerë edukimi në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe synonte reduktimin e paragjykimeve ndaj punonjësve të seksit.Ministri i Shëndetësisë, Alexandre Padilha, tha se nuk e kishte miratuar kurrë këtë reklamim. “Nuk besoj se ky është mesazhi i duhur, që ministria jonë duhet të japë” tha ai.Kritikët në Brazil thonë se fushata lavdëronte prostitucionin.Qeveria braziliane është lavdëruar së tepërmi për programin e saj kundër Sidës, që përfshin shpërndarjen e prezervativëve falas dhe një qasje pragmatike ndaj këtij problemi në një vend me shumicë katoliko-romane.Por, kjo nuk është hera e parë që fushatat e Ministrisë së Shëndetësisë janë kritikuar. Vitin e kaluar, ministria hoqi një video të prodhuar për periudhën e festimeve të karnavaleve, ku shfaqej edhe një çift gay.Fushata aktuale e ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme do të vazhdojë, por pa përmendjen e “prostitutave të lumtura”. Ajo do të titullohet “Nuk turpërohem nëse përdor një prezervativ”.Brazili ka përjetuar një “boom” në turizmin e seksit në vitet e fundit. Duke qenë se varfëria është përhapur gjerësisht në vend, shumë djem e vajza të reja i futen prostitucionit, që në moshë fare të re.Autoritetet në nivel federal dhe shtetëror synojnë të adresojnë këtë problem.