VIDEO/ Lionel Messi mahnit edhe në Teksas, gola dhe asist në transfertën e Dallas-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 08:25

Sa herë që Lionel Messi ekzekuton një goditje dënimi, mund të konsiderohet edhe si një “dënim me vdekje” për portat e kundërshtarëve.
Kjo po konfirmohet në SHBA ku numri 10 ka shënuar sërish duke gjetur dy gola në ndeshjen e tretë rresht me fanellën e Inter Miami.
Një sfidë e mbyllur në barazim 4-4 në kohën e rregullt dhe më pas e fituar me penallti 5-3 nga skuadra nga Florida që avancon për më tej në League Cup.
Goli i parë i ndeshjes u shënua pikërisht nga Messi pas asistit të marrë nga Jordi Alba ndërsa në të të 85-tën sërish argjentinasi vendosi barazpeshën duke e çuar ndeshjen në shtesë ku më pas Inter Miami gjeti suksesin e rëndësishëm duke avancuar për më tej në League Cup.
