Interesim i lartë për Partizani-Roma, ja sa bileta janë shitur deri tani

Interesim i lartë për Partizani-Roma, ja sa bileta janë shitur
Ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Romës e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 12 gusht në “Air Albania Stadium” ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh tifozësh dhe jo vetëm.

Vizita e skuadrës së Jose Mourinho-s më shumë se një vit nga suksesit në Ligën e Konferencës, ka tërhequr shumë tifozë drejt kompleksit më modern të futbollit shqiptar.

Deri tani janë shitur më shumë se 5500 bileta dhe kur duhet edhe rreth 1 javë nga sfida, ky numër pritet të rritet ndjeshëm. Parashikohet që stadiumi të jetë pothuajse i mbushur për sfidën miqësore mes kampionëve të vendit dhe skuadrës romane e planifikuar për t’u luajtur në orën 20:00.