Guardiola i xhindosur me arbitrat për kohën shtesë në finalen e Superkupës

Nuk ka arritur ta “përtypë” humbjen në finalen e Superkupës trajneri i Manchesher City, Pep Guardiola, i cili kritikoi ashpër gjyqtarët për kohën shtesë të dhënë në ndeshjen ku Arsenali triumfoi me 11-metërsha. “Gunners” barazuan me Trossard në minutën e 101 duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas te “lotaria” e penalltive.
“Ne po fitonim dhe kisha përshtypjen se 8 minuta shtesë ishin të ekzagjeruara. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëjmë bordit të arbitrave të cilët nuk konsultohen asnjëherë me menaxherët apo lojtarët.
Duhet ta pranojmë që tani ndeshjet do të zgjasin nga 100 minuta. Nëse shtojnë kohë për gjithçka që ndodh në fushe atëherë ndeshjet nuk do të mbyllen as të nesërmen në orën 8 të darkës. Mos më pyesni mua se çfarë mendimi kam oër këtë temë, ju lutem”, shprehet Guardiola.
