Një tjetër shqiptar në serie A, Stiven Shpendi firmos për Empolin, binjaku mbetet te Cesena
Si kurrë më parë, Serie A flet gjithnjë e më shumë shqip.
Dy ditë më parë ishte Ylber Ramadani që firmosi, ndërsa të shtunën ishte talenti Stiven Shpendi që nënshkroi një kontratë zyrtare me Empolin.
Klubi toskan është kthyer në një “çerdhe” për futbollistët kuqezi, me presidentin Farbrizio Corsi që beson shumë, fundja e kaluara i ka dhënë të drejtë pasi më herët nga ky klub kanë dalë lojtarë si Hysaj, Asllani, Nedim Bajrami, ndërsa pjesë aktuale është Adrian Ismajli.
Shpendi transferohet nga Cezena tek Empoli në formë huazimi për dy vite, me detyrim blerje, një marrëveshje e mbyllur në bazën e 2,2 milionë euro, por Cezena arriti të mbajë 30% të vlerës së kartonit.
Në sezonin e fundit me Cezena, Stiven Shpendi u aktivizua në 34 ndeshje ku shënoi 12 gola.
Talenti 20-vjeçar shihet si e ardhmja e futbollit kuqezi, një sulmues me shumë potencial që pritet të lënë gjurmë këtë sezon në Serie A me fanellën e Empoli.
Nuk mbetet pas as vëllai i tij binjak, Kristian Shpendi, i cili do të vijojë të qëndrojë tek Cesena dhe Stiven tek Empoli do të ketë më tepër mundësi në fushën e lojës për të treguar vlerat e tij.
Të dy vëllezërit Shpendi luajnë në sulm dhe hapësirat për Kristian kanë qenë më të vogla, e deri më tani ka pasur rolin e zëvendësuesit se sat ë sulmeusit kryesor.
Kjo vihet re edhe me prezencën e tyre në fushën e lojës, ku Stiven është aktivizuar për 1766 minuta, ndërsa Kristian vetëm 502.
