Arabët me sytë nga Osimhen, Napoli pret rinovimin: De Laurentiis nuk e shet edhe për 200 mln euro
200 milionë euro kërkon Napoli për kartonin e Victor Osimhen, për të interesohen arabët e Al Ahly të cilët i kanë ofruar edhe 35 milionë euro. Por të kaltrit në Itali kanë besim se sulmuesi 24 vjeçar do të refuzojë ofertën për të luftuar për trofetë evropianë
Arabët nuk heqin dorë nga Victor Osimhen, ndërkohë që te Napoli janë të qetë dhe plot besim se do të arrihet rinovimi i kontratës me bomberin nigerian.
Al Ahly i ka ofruar golashënuesit më të mirë të sezonit të fundit në Serie A, një kontratë 5-vjeçare me 35 mln euro neto në sezon.
Por, presidenti Aurelio De Laurentiis vijon nga puna për blindimin e Osimhen. Të cilit është gati t’i japë 7 milionë euro neto në sezon.
Pagë që nuk e ka përfituar askush më parë te Napoli i tij. Kampionët e Italisë janë të qetë dhe optimistë në lidhje me zgjatjen e “martesës” me afrikanin.
200 milionë euro kërkon Napoli për kartonin e Osimhen, por vështirë ta shesë këtë verë edhe nëse vjen shuma e kërkuar. Pasi nuk ka kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Osimhen realizoi 26 gola në Serie A gjatë edicionit të kaluar. Duke dhënë një kontribut jetik në rikthimin e Napolit te titulli kampion pas 33 vitesh.
Edhe pse milionat nga Arabia Saudite tundojnë jo pak, vetë sulmuesi dëshiron të rinovojë dhe të vijojë të luftojë për trofe në futbollin evropian.
