Juventusi e kishte objektiv kryesor, mesfushori i Barcelonës drejt klubit arab

Franc Kessie nuk do të shkojë tek Juventusi. Bardhezinjtë ishin shumë të interesuar për mesfushorin e Barcelonës, por mesa duket Kessie do ta vazhdojë karrierën në Arabi.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur një marrëveshje me Al Ahli për transferimin e mesfushorit. Ekipi arab do paguajë 15 milionë tek katalanasit për kartonin e Kessie, ndërkohë që është arritur edhe akordi me vetë futbollistin.

Kessie ishte një objektiv kryesor i Juventusit në këtë merkato, por mesa duket 20 milionë eurot që Kessie do fitojë në sezon kanë bërë që ai të zgjedh ekipin arab para atij italian.