ZYRTARE/ Titullari i mesfushës kuqezi transferohet ne Serie A

Shpërtheu te Partizani por sot e shikon veten pjesë të Lecce-s në Serie A. Pas aventurës së suksesshme në Skoci me fanellën e Aberden, Ylber Ramadani është bashkuar me ekipin puljez u do të përfitojë 500 mijë euro në sezon për 4 vitet e ardhshme.

Mesfushori 27-vjeçar u lundur në Ferizaj u transferua te Partizani në vitin 2015 ku u aktivizua për dy sezone dhe u aktivizua në total 40 ndeshje. Më pas ai u zhvendos te Velje në Danimarkë pëe 4 sezone duke vijuar me MTK Budapest, Aberdeen që prej 2022-shit dhe sot është pjesë e Lecce-s.

Për klubin ishullor do të shkojnë rreth 2 milionë euro ndërsa ky transfermin e rrit edhe më shumë vlerën dhe cilësinë e Kombëtares Shqiptare që ka një numër të madh lojtarësh pjesë të Serie A si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Etrit Berisha apo Elseid Hysaj.

Lajmin e bën të ditur klubi i Lecce-s që njofton se ka blerë të drejtat e kartonit të lojtarit shqiptar.
