Grabitet shtëpia e dy futbollistëve të Kosovës, dëmi arrin deri në 350 mijë euro

Shtëpia e dy futbollistëve të Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha është plackitur ditën e djeshme. Dy lojtarët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e grabitjes, pasi kanë qenë në udhëtim me ekipin e tyre Reims.

"Vjedhja është konstatuar mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa dëmët llogariten deri në 350 mijë euro", ka thënë prokurori i cështjes. Sipas dyshimeve të para , janë vjedhur dy canta Luis Vitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë që arrin rreth 350 mijë euro.

Edhe pse ka një dëshmitar që ka parë ngjarjen, ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.